Aksident në Çërravë të Pogradecit/ Mjeti bujqësor del nga rruga dhe përfundon në përrua, ja gjendja e drejtuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2026, 15:59

Aksident në fshatin Çërravë të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet bujqësor ka dalë nga rruga duke u rrëzuar në përroin e fshatit.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim.
Deri më tani, mësohet se nuk paraqet rrezik për jetën.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

