Xiaomi hyn në garën e SUV-ve premium elektrikë/ Pengcheng premton autonomi deri në 1500 km

Xiaomi hyn në garën e SUV-ve premium elektrikë/ Pengcheng premton

Xiaomi po përgatit një tjetër hap të madh në industrinë e automjeteve elektrike me serinë e re SUV Pengcheng, e cila synon të konkurrojë me modelet premium të prodhuesve të mëdhenj.

Drejtuesi i kompanisë, Lei Jun, ka zbuluar detaje të reja për automjetin, duke theksuar se Pengcheng është konceptuar si një SUV familjar me pesë dhe shtatë ulëse, me fokus te komoditeti, hapësira dhe siguria.

Modelet e reja do të ndërtohen mbi arkitekturën teknologjike Xiaomi Kunlun, e cila përfshin platformën e automjetit, sistemet e autonomisë së zgjeruar dhe teknologjitë e sigurisë.

Sipas të dhënave të publikuara, seria Pengcheng do të pajiset me sistemin Xiaomi Kunlun Range Extender dhe do të ketë konsum prej rreth 5.7 litrash për 100 kilometra kur bateria të jetë e zbrazët, sipas standardit WLTC.\

Xiaomi pritet të prezantojë dy versione kryesore: Pengcheng N90 Max, një SUV i madh me shtatë ulëse për udhëtime familjare, dhe Pengcheng N70 Max, një model me pesë ulëse dhe sistem me katër rrota aktive për përdorim të përditshëm.

Të dy automjetet do të pajisen me bateri rreth 70 kWh dhe pritet të ofrojnë autonomi totale deri në 1500 kilometra.

Lei Jun bëri të ditur se projekti ka kaluar më shumë se tre vite zhvillimi dhe testimesh, përfshirë prova në kushte ekstreme në Tibet, në lartësi rreth 5380 metra mbi nivelin e detit.

Jashtë tregut kinez, modeli pritet të shitet me emrin SkyNomad. Me këtë projekt, Xiaomi synon të sfidojë prodhuesit kryesorë të SUV-ve elektrike dhe të hyjë në konkurrencë direkte me modele si Zeekr 9X.

EMISIONET