U shpall kampion i Anglisë këtë sezon, sulmuesi i Arsenalit arrin marrëveshjen për transferimin te Besiktasi

Besiktas ka arritur një marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Leandro Trossard, në një operacion që kap vlerën e rreth 20 milionë eurove.
Sipas raportimeve të The Athletic, marrëveshja është strukturuar në 18 milionë euro të garantuara dhe 2 milionë euro në formë bonusesh, ndërsa klubi turk tashmë ka rënë dakord me “Topçinjtë” për transferimin e lojtarit belg.
Trossard është më pranë largimit, pasi marrëveshja mes klubeve është praktikisht e finalizuar.
Sulmuesi 31-vjeçar zhvilloi një sezon të mirë me Arsenalin, duke shënuar 8 gola dhe dhënë 11 asistime në të gjitha kompeticionet.

