SPANJA “FRIKËSON” GRUPIN J/ Austria dhe Algjeria duan vendin e tretë për të shmangur spanjollët
Austri- Algjeri do të jetë një duel i interesant në ndeshjen e fundit në grup J. Të dyja ekipet duan të shmangin vendin e dytë që mos të përballen me Spanjën. Dy ekipet do të ndeshen mes tyre, në një sfidë ku humbja është rezultati më i mirë.

Në Grupin J të Botërorit, gjithçka është futur në 90 minutat e fundit të fazës së grupeve, ku ndeshja Austria–Algjeri pritet të jetë një nga më interesantet për shkak të skenarit të renditjes në grup.
Sipas renditjes aktuale, Argjentina kryeson grupin dhe e ka siguruar matematikisht vendin e parë, ndërsa Austria dhe Algjeria ndodhen në duel direkt për vendin e dytë dhe të tretë.
Aktualisht skuadra e Ralf Ragnik renditet e dytë në grup dhe kundërshtari i radhës do të jetë spanja. Pikërisht për këtë arsye, austriakëve më shumë punë u bën humbja për të siguruar një kualifikim si një nga vendet e treta më të mira.
Ndërkohë, skuadra e që e mbyll e treta në grup, në varësi të renditjes së përgjithshme mund të ofrojë një rrugë më të lehtë në short, me mundësi për të shmangur gjigantët dhe për të përfituar një kundërshtar më të balancuar si Zvicra në raundin tjetër.
Kjo situatë e veçantë ka bërë që skuadrat të futen në fushë me llogari të qarta.
Austria ka tre pikë dhe renditet e dyta falë golavarazhit më të mirë se Algjeria. Megjithatë, pavarësisht skenarëve teorikë, ndeshja mbetet një sfidë e fortë, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren, pasi nuk e kanë të sigurtë kualifikimin nëpërmjet vendit të tretë në grup.

