Franca dhe mesazhi i trajnerit Didier Deschamps pas dhimbjes: Faleminderit për çfarë keni bërë, por kemi një objektiv për të arritur

Franca dhe mesazhi i trajnerit Didier Deschamps pas dhimbjes: Faleminderit

Didier Deschamps që nga dita e shtunë është bashkuar me Francën pasi mori pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij në vendlindje. Në orët në vazhdim do të niset me grupin për në New York ku të martën kombëtarja franceze do të luajë ndeshjen e 1/16 të finaleve ndaj Suedisë.

Trajneri tashmë ka hyrë ne klimën e botërorit, pavarësisht dhimbjes së madhe dhe ka treguar se është i përqendruar në maksimum. Konfirmimi vjen përmes një videoje të publikuar nga Federata Franceze e Futbollit në rrjetin social Instagram. Bëhet fjalë për një diskutim të mbajtur në orët e kaluara nga Deschamps për të falenderuar skuadrën dhe të gjithë delegacionin francez në SHBA që i qëndruan pranë në këto ditë të vështira për të.

‘E dini se çfarë rrugëtimi na pret tani-thotë në fjalimin e tij Deschamps-ndërkohë ju keni pasur pak më shumë kohë për të qëndruar me familjet apo miqtë tuaj, që është gjithnjë një moment shumë i rëndësishëm për ata që kanë fëmijë, por edhe për ata që nuk kanë…Erdhi, dhe është një e mirqë që erdhi ky moment për t’u shkëputur për disa orë. Por tani kemi akoma shumë punë për të bërë. Pjesa e parë e Botërorit mbaroi dhe tani është pjesa e dytë. Ata që kanë luajtur një botëror dhe janë disa prej jush këtu, e dinë diferencën që ekziston me ndeshjet e para; nga ky moment e tutje, gjërat ndryshojnë…Është i njëjti kompeticion, por disi më ndryshe. Për faktin e thjeshtë se në ndeshjet me eliminim direkt çdo detaj mund të jetë vendimtar. Kjo nuk duhet të sjellë tensione apo gjëra të tilla. Duhet te kemi besim te vetja sepse kemi qenë në gjendje të bëjmë gjëra të shkëlqyera deri tani’.

Trajneri Deschamps e vijoi fjalimin e tij duke pranuar se skuadra e tij ka ende gjëra për të përmirësuar.

‘Ka aspekte që mund t’i përmirësojmë, padyshim, por duhet të mbahemi te besimi që kemi me vete për fitoret e arrituar dei tani, pa na marrë askush për dore-vijon Deschamps në fjalimin e tij-po ecim përpara, që është fantastike, por sa më larg të shkojmë, aq më të vështirë bëhen kundërshtarët. Të mendojmë për Suedinë të martën; kemi ende edhe pak kohë për të punuar…Jo shumë’

Dhe në fund Didier Deschamps bëri falenderimet e tij.

‘Faleminderit për atë që keni bërë. Faleminderit të gjithëve ju. Kemi akoma shumë për të bërë…Një objektiv të madh për të arritur’-përfundoi fjalimin e tij Didier Deschamps.

EMISIONET