Eliminimi i turpshëm nga Kupa e Botës nuk ndikon, Federata Turke konfirmon besimin te trajneri Montella

Pavarësisht dy humbjeve në po aq ndeshje dhe eliminimit të hershëm nga faza e grupeve, Federata Turke e Futbollit ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin italian Vincenzo Montella.
Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, İbrahim Hacıosmanoğlu, hodhi poshtë zërat për një shkarkim të mundshëm të teknikut italian, duke theksuar se federata vazhdon ta mbështesë plotësisht atë.
“Ne do ta mbështesim trajnerin tonë. Kjo nuk është një skuadër klubi, ku mungesa e vazhdimësisë sjell dështim. Ditët e fundit janë përmendur emra trajnerësh të ndryshëm, por ne nuk do të ndryshojmë drejtim dhe nuk do të zëvendësojmë njerëzit me të cilët kemi punuar deri tani”, deklaroi Hacıosmanoğlu.
Montella kishte arritur të rikthente Turqinë në Kupën e Botës pas 24 vitesh mungesë, një sukses që duket se ka peshuar në vendimin e federatës për t’i rinovuar besimin pavarësisht rezultateve zhgënjyese në turne.
Turqia do të zhvillojë ndeshjen e fundit në Grupin D në natën mes të enjtes dhe të premtes, përballë SHBA.

