E paprecedentë nga FIFA, Argjentina përfiton pas vendimit për Botërorin

Argjentina ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2030.
Ky është artikulli që “The Sun” ka shkruar, duke e kthyer në lajm pikërisht faktin që ishte mësuar prej kohësh.
Një zhvillim i rëndësishëm për Argjentinën, që nuk do të ketë nevojë të përqendrohet në fushatën e kualifikueseve.
FIFA vendosi në mënyrë të paprecedentë, që për herë të parë të konsideroheshin gjashtë vende bashkëorganizatore.
Rrjedhimisht në 100-vjetorin e Botërorit janë Spanja, Portugalia, Maroku, Argjentina, Uruguai dhe Paraguai që tashmë kanë siguruar vendin e tyre.
Për Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain duhet shtuar se do të presin vetëm nga një ndeshje. /Panorama Sport/

