Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset 22-vjeçari, niset drejt Traumës
Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kurbin, në fshatin Gjorm.
Sipas informacioneve paraprake, Veron Pasha, ka mbërritur për ndihmë mjekësore me plagë në këmbë, në pjesën e kofshës dhe është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit ose personave të përfshirë në të shtënat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çuan në plagosjen e 22-vjeçarit.
NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT
Më datë 25.07.2026, rreth orës 19:00, është dërguar në spital shtetasi V. P., 22 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

