“BUBURRECAT” LËKUNDIN MODIN/ Indi, Ministri i jep dorëheqjen pas presionit të studentëve
Ministri i Arsimit në Indi ka dhënë dorëheqjen pas një jave demonstratash masive, duke i dhënë një fitore të madhe një lëvizjeje të re rinore që ka ngjalkur një sfidë për qeverinë e Narendra Modit. Pas aktit që e pritët me brohoritje në sheshe thonë se është vetëm fillimi i një reformimi më të thellë.

Për hertë të parë gjatë 12 viteve të qeverisjes së kryeministrit Narendra Modi një anëtar i kabinetit të tij jep dorëheqjen.
Ministri i Arsimit në Indi e mori këtë vendim si rezultat i presionit të drejtpërdrejtë të protestave qytetare.
Shkaku i revoltës ishte skandali i rrjedhjes së testeve të provimeve kombëtare, që sipas protestuesve ka dëmtuar rëndë besimin në sistemin arsimor dhe ka prekur jetën e miliona studentëve.
Ky moment i largimit të Dharmendra Pradhan ka shënuar një fitore të rëndësishme për lëvizjen rinore "Cockroach Janata Party", ose buburrecat siç njihen gjerësisht.
Meqenëse të rinjtë e papunë dhe aktivistët ishin krahasuar me insektin potestuesit e morën këtë fyerje dhe e kthyen në simbol të tyre.
Në deklaratën e tij, Pradhan tha se vendosi të largohej nga detyra për të mos lejuar, sipas tij, që situata të shfrytëzohej nga forca kundër interesave të vendit.
Ai shprehu keqardhje për zhvillimet e ditëve të fundit dhe theksoi se respekton aspiratat dhe pritshmëritë e të rinjve.
Mediat raportojnë se skandali është lidhur edhe me një numër tragjik vetëvrasjesh mes të rinjve që humbën besimin te drejtësia e procesit të pranimit në universitete.
Pas njoftimit për dorëheqjen, drejtuesit e protestës bënë të ditur se demonstratat do të pezulloheshin përkohësisht, ndërsa do të vijojnë dialogun me autoritetet për reforma të thella në sistemin arsimor.
Themeluesi i lëvizjes, Abhijeet Dipke, tha para mijëra protestuesve në Nju Delhi se dorëheqja e ministrit është vetëm hapi i parë.
Ai theksoi se synimi i lëvizjes mbetet ndërtimi i një sistemi arsimor më të drejtë dhe forcimi i institucioneve demokratike.
Në sheshet e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera, mijëra protestues e pritën lajmin me brohoritje, duke e cilësuar një fitore për demokracinë dhe përgjegjshmërinë politike.
Shumë të rinj deklaruan se ishte hera e parë që merrnin pjesë në protesta, ndërsa analistët e kanë përshkruar këtë mobilizim si një zgjim politik të brezit të ri në Indi.

