Buffon refuzon rikthimin te Italia, legjenda i thotë "jo" ofertës së Federatës

Buffon refuzon rikthimin te Italia, legjenda i thotë "jo"

Gianluigi Buffon nuk do të kthehet te Azzurrët. Sipas  Gazzetta dello Sport, rreth dhjetë ditë më parë, Maldini dhe Leonardo kontaktuan ish-portierin e Juventusit dhe të ekipit kombëtar për një rol edhe më aktiv se ai që kishte pasur më parë.

Buffon u emërua kreu i delegacionit në vitin 2023 me ardhjen e Luciano Spallettit, por dha dorëheqjen në prill 2026 pas humbjes ndaj Bosnjes në Zenica, pasi ishte një nga mbështetësit kryesorë të Rino Gattusos si trajner. 

Lojtari i lindur në vitin 1978 dëgjoi ofertën që Malagò i dërgoi nëpërmjet dy ish-lojtarëve të Milanit, por në fund, pas disa ditësh reflektimi, ai zgjodhi ta refuzonte, jo pa keqardhje.

EMISIONET