Alarm në kampin e Spanjës para finales/ Yamal dhe Porro stërviten veçmas pas shqetësimeve fizike

Alarm në kampin e Spanjës para finales/ Yamal dhe Porro stërviten

Kombëtarja e Spanjës ka marrë një sinjal shqetësues pak ditë para finales së Kupës së Botës, pasi Lamine Yamal dhe Pedro Porro nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.

Ylli 19-vjeçar i spanjollëve, Lamine Yamal, u pa gjatë gjysmëfinales ndaj Francës duke mbajtur kofshën pas një dueli me Kylian Mbappén, duke ngritur dyshime për një problem muskulor.

Për këtë arsye, ai mungoi në seancën stërvitore të së enjtes, ndërsa edhe mbrojtësi i djathtë Pedro Porro nuk u bashkua me grupin për shkak të shqetësimeve fizike.

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka konfirmuar se të dy lojtarët po menaxhohen me kujdes nga stafi mjekësor, por nuk ka dhënë sinjale për dëmtime serioze.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, gjendja e dy futbollistëve nuk paraqet alarm të madh dhe ata pritet të jenë të gatshëm për finalen e madhe ndaj Argjentinës.

Spanja dhe Argjentina do të përballen të dielën në orën 21:00 për trofeun e Kupës së Botës, ndërsa De la Fuente shpreson të ketë në dispozicion dy prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

 

EMISIONET