Anglia dhe Uellsi nisin përdorimin e ilaçit që shtyn zhvillimin e diabetit të tipit 1

Anglia dhe Uellsi nisin përdorimin e ilaçit që shtyn zhvillimin

Një ilaç i ri për trajtimin e diabetit të tipit 1 është miratuar për përdorim në sistemin shëndetësor publik të Anglisë dhe Uellsit (NHS). Bëhet fjalë për teplizumab, i njohur edhe me emrin tregtar Tzield, i cili përdoret për të vonuar shfaqjen e sëmundjes në fazat e saj të hershme.

Sipas vendimit të Institutit Kombëtar për Ekselencën në Shëndetësi dhe Kujdes (NICE), ilaçi do të përdoret për persona mbi 8 vjeç dhe për të rritur që ndodhen në fazën para simptomave të diabetit të tipit 1.

Teplizumab nuk e shëron sëmundjen, por mund të shtyjë zhvillimin e saj simptomatik deri në tre vjet. Ai vepron duke ndikuar në sistemin imunitar, në mënyrë që të mos sulmojë qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë.

Trajtimi aplikohet përmes infuzionit intravenoz një herë në ditë për 14 ditë rresht. Pas këtij cikli, nuk nevojiten doza të tjera të menjëhershme.

Sipas ekspertëve, ky trajtim mund t’u japë pacientëve më shumë kohë para se të kenë nevojë për insulinë të përhershme.

Organizata “Diabetes UK” e ka cilësuar miratimin si një zhvillim të rëndësishëm në trajtimin e diabetit të tipit 1, duke theksuar se për herë të parë trajtimi synon ngadalësimin e vetë procesit të sëmundjes, jo vetëm menaxhimin e saj me insulinë.

EMISIONET