Sherr i madh në Gjakovë/ 17-vjeçari g*det nënën dhe tentoi...

Sherr i madh në Gjakovë/ 17-vjeçari g*det nënën dhe

Një ngjarje e  rëndë e dhunës në familje ka ndodhur në fshatin Lipovec të Gjakovës. Një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, pasi kjo e fundit u përpoq ta ndalonte që të merrte veglat e punës nga shtëpia me qëllim për t'i shitur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të datës 7 korrik, rreth orës 06:00, ndërsa viktimë e këtij rasti është 45-vjeçarja me inicialet S. A.

Sipas dëshmisë së nënës, djali i saj i mitur, A. L., kishte marrë një set veglash pune nga shtëpia për t'i shitur – një veprim që sipas saj nuk ishte hera e parë që e bënte. Në momentin që ajo ka ndërhyrë për t'ia marrë veglat nga dora, i mituri e ka goditur me grusht në stomak dhe është larguar me shpejtësi nga shtëpia, duke marrë edhe mjetet me vete.

Sherr i madh në Gjakovë/ 17-vjeçari g*det nënën dhe

Përkundër goditjes, 45-vjeçarja fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime të dukshme dhe ka refuzuar trajtimin mjekësor. Gjithashtu, ajo ka deklaruar para autoriteteve se nuk ndihet e rrezikuar, duke mos pranuar të strehohet apo të kërkojë një urdhër mbrojtjeje nga shteti.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka nisur menjëherë punën në terren. Janë kryer kontrolle në shtëpinë e tyre si dhe në disa lokacione të tjera të dyshimta, mirëkohet se i mituri nuk është gjetur ende dhe ndodhet në arrati.

Lidhur me rastin është njoftuar menjëherë Prokurori kujdestar për të Mitur. Ai ka urdhëruar që sapo i dyshuari të lokalizohet dhe të arrestohet, të njoftohet prokuroria për të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore. Rasti zyrtarisht po hetohet nën veprën penale “Dhunë në familje”.

EMISIONET