"SHBA po pengojnë rikthimin e trafikut detar"/ Irani paralajmëron: Çdo ndërhyrje do të ketë përgjigje të fortë

"SHBA po pengojnë rikthimin e trafikut detar"/ Irani

Marina e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po pengojnë rihapjen graduale të trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa ka paralajmëruar për pasoja në rast të një ndërhyrjeje të re amerikane.

Sipas Gardës Revolucionare, sulmet e SHBA-së ndaj Iranit dhe përpjekjet për të ridrejtuar lundrimin në këtë korridor strategjik po ndikojnë në rikthimin e plotë të qarkullimit detar.

Autoritetet iraniane paralajmëruan se çdo ndërhyrje e mëtejshme nga Uashingtoni do të përballet me një "përgjigje dërrmuese".

Po sipas Gardës Revolucionare, kapaciteti i tranzitit në Ngushticën e Hormuzit, e cila mbikëqyret nga Irani, është rikthyer në rreth 50% të niveleve që kishte para shpërthimit të konfliktit.

EMISIONET