BE cakton shefin e ri të EULEX-it/ Antero Lopes rikthehet në Kosovë pas përvojës në UNMIK

BE cakton shefin e ri të EULEX-it/ Antero Lopes rikthehet në

Këshilli Evropian ka emëruar portugezin Antero Lopes në krye të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX.

Lopes do të marrë detyrën më 10 gusht 2026, me një mandat fillestar prej 10 muajsh, duke zëvendësuar italianin Giovanni Pietro Barbano.

Sipas njoftimit të Këshillit Evropian, Antero Lopes është një zyrtar ndërkombëtar me mbi katër dekada përvojë në diplomaci, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e sektorit të sigurisë.

Ai ka shërbyer për më shumë se 25 vjet në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ku ndër angazhimet e tij përfshihen misionet UNPROFOR në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, si dhe gjashtë vite në Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

BE vlerëson se përvoja e Lopes në udhëheqjen strategjike, menaxhimin e krizave dhe bashkëpunimin me qeveritë e partnerët ndërkombëtarë do të jetë një kontribut i rëndësishëm në drejtimin e EULEX-it.

 

EMISIONET