Sulm i papritur në zonën turistike të Athinës/ Plag*sen dy persona pranë Muzeut të Akropolit

Sulm i papritur në zonën turistike të Athinës/ Plag*sen dy

Një sulm me thikë ka tronditur zonën pranë Akropolit në Athinë, ku dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e së martës.

Ngjarja ndodhi pranë hyrjes jugore të zonës arkeologjike të Akropolit, përballë Muzeut të Akropolit, pasi një kalimtare njoftoi policinë për një person që qarkullonte me thikë dhe kërcënonte njerëzit në zonë.

Sipas mediave greke, pas mbërritjes së efektivëve u zbulua se autori kishte sulmuar pa ndonjë arsye të dukshme një çift greko-amerikan.

Gruaja pësoi plagë të lehta në këmbë, ndërsa burri u plagos më rëndë dhe, pasi humbi sasi të konsiderueshme gjaku, u dërgua për trajtim në spitalin “Kryqi i Kuq”.

Policia dhe ekipet e urgjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, duke u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Autori i dyshuar, një 60-vjeçar, u neutralizua dhe u arrestua nga policia e Athinës. Sipas autoriteteve, ai ka probleme psikologjike dhe rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

I dyshuari ishte arrestuar edhe më herët, në qershor të këtij viti për fyerje në zonën e Kypselit, ndërsa në vitin 2019 ishte ndaluar në sheshin Sintagma për mbajtje të një thike.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.

EMISIONET