FOTO+VIDEO/ Samiti i NATO-s, Rama mbërrin në Ankara, takohet me Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ankara ku po mbahet Samiti i NATO-s.

Pas mbërritjes, kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

FOTO+VIDEO/ Samiti i NATO-s, Rama mbërrin në Ankara, takohet me Mark

Rama pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Pjesëmarrja e kryeministrit shqiptar në këtë aktivitet vjen si pjesë e angazhimit të Shqipërisë brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke synuar forcimin e bashkëpunimit dhe kontributin në sigurinë euroatlantike.

Samiti i NATO-s në Ankara pritet të trajtojë çështje të rëndësishme për sigurinë ndërkombëtare dhe sfidat me të cilat përballen vendet aleate

EMISIONET