SHBA rivendos sanksionet ndaj naftës iraniane, Teherani: Shkelje e rëndë e marrëveshjes

Lehtësimi i sanksioneve ishte miratuar pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit muajin e kaluar, me synimin për t’i dhënë fund konfliktit.
Sipas marrëveshjes, shitjet e naftës iraniane lejoheshin deri më 21 gusht.
Megjithatë, dokumentet e publikuara nga Thesari amerikan konfirmojnë se autorizimi është revokuar dhe kufizimet janë rikthyer në fuqi.
Reagimi i Teheranit ishte i menjëhershëm. Kryenegociatori iranian, Mohammad Ghalibaf, e cilësoi vendimin si një “shkelje të rëndë” të memorandumit të mirëkuptimit, ndërsa Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se, pas këtij zhvillimi, marrëveshja është bërë “e paefektshme”.
Vendimi pritet të ndikojë në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe të thellojë përplasjen diplomatike mes Uashingtonit dhe Teheranit.

