Veliaj vijon skemat/ Përdor avokatin e pandehur për të shtyrë seancën

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale nuk është paraqitur as sot në seancën gjyqësore në GJKKO, duke vijuar me skemën e tij të zvarritjeve të gjyqeve.

Këtë herë si justifikim për shtyrjen e seancës ishte mungesa e avokatit të pandehur të Veliajt, Plarent Ndreca, i cili nuk ka shkuar në seancë, duke përdorur skemën se ndodhet në një gjyq tjetër.

Si pasojë e zvarritjeve të vazhdueshme të proceseve gjyqësore, GJKKO ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorit për t’i caktuar një avokat kryesisht kryebashkiakut, Valentina Teodoreskun ndërsa është caktuar një gjobë ndaj avokatit të pandehur Plarent Ndrecës me vlerën 50 mijë lekë pasi është vlerësuar se mungesa e tij është një justifikim për shtyrjen e seancës.

Po ashtu GJKKO ka pezulluar afatet e paraburgimit për Veliajn.

Ashtu siç CNA e kishte paralajmëruar, Veliaj ka vendosur të mos gjykohet, ndaj dhe data e gjyqit të sotëm ishte formale, ashtu siç do të jetë dhe data e gjyqit të ardhshëm që pritet të mbahet me 15 shtator.

Veliaj po përdor çdo skemë dhe strategji duke nisur nga sëmundjet, aksidentet, dosjet, kafazi i xhamit etj për të shtyrë seancat pasi ka frikë të përballet me faktet dhe provat ndaj dhe shmang drejtësinë e vonon procesin.

9 akuza për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të veprës penale, fshehje e pasurisë, futja e sendeve të ndaluara në qeli, janë akuzat që rëndojnë ndaj Veliajt.

Mbi 60 mijë faqe me fakte dhe prova janë dërguar në gjykatë, me të cilat qartësisht nga skemat dhe skenarët që përdor Erion Veliaj ka frikë të përballet./ CNA

EMISIONET