Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Ka përfunduar mbledhja e zhvilluar në selinë rozë mes kryeministrit Edi Rama, drejtuesve politikë të qarqeve dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Pas mbledhjes, Rama shihet i shoqëruar me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla me të cilit pati një komunikim të shkurtër përpara se të largohej me makinë.

Takimi i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, u përqendrua kryesisht te situata politike në vend, protestat e fundit dhe angazhimi i strukturave të Partisë Socialiste në terren.

Sipas burimeve, gjatë diskutimeve kryeministri Rama e ka vendosur theksin te çështja e protestave, duke i cilësuar ato si pjesë të një “lufte digjitale”, ndërsa ka kërkuar nga drejtuesit politikë dhe deputetët që të jenë më pranë qytetarëve dhe problematikave të tyre të përditshme.

Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes i është kushtuar komunikimit me qytetarët dhe identifikimit të shqetësimeve reale në komunitete.

Rama ka kërkuar që deputetët të njihen nga afër me problematikat që lidhen me infrastrukturën, shërbimet publike dhe çështje të tjera që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.

EMISIONET