VIDEO/ Titaniku "ringjallet" falë Inteligjencës Artificiale, rikrijohen momentet e fundit të anijes legjendare!

Pas fundosjes së Titanikut, Inteligjenca Artificiale kthen pas në kohë njerëzimin në historinë e fundosjes së anijes në vitin 1912.
Një video e realizuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale rikrijon me detaje pamjen dhe atmosferën e anijes legjendare, duke i transportuar shikuesit në vitin 1912.
Videoja është krijuar nga autorja e kanalit Chloe VS History, e cila ka përdorur fotografi dhe ilustrime autentike të kohës.
Krijuesja në video viziton korridoret dhe kabinat e klasit të tretë, ku udhëtarët ëndërronin një jetë të re në Shtetet e Bashkuara, si dhe hapësirat luksoze të klasit të parë, përfshirë sallat madhështore, restorantet elegante dhe shkallët ikonike të anijes.
Rikrijimi ndjek gjithashtu udhëtimin historik të Titanikut, i cili u nis nga Southampton më 10 prill 1912 me destinacion New York-un, duke transportuar mbi 2,200 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit ku nga përplasja me një ajsberg në Atlantikun e Veriut ndërruan jetë rreth 1500 persona
Videoja kulmon me rikrijimin e momenteve dramatike të natës së fundosjes, duke ofruar një këndvështrim të ri mbi një nga tragjeditë më të mëdha detare në histori.
Ky projekt tregon se si Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për të sjellë historinë më pranë publikut , duke kombinuar kështu burimet historike me teknologjinë moderne.

