Travis Scott synon Oscar-in, kënga e tij në "The Odyssey" mund ta fusë në garën për "Best Original Song"

Reperi Travis Scott në një intervistë ka folur rreth projektit të tij të fundit përsa i përket rolit të tij si Phemius në filmin e Christopher Nolan "The Odyssey".
Ai ka kontribuar në filmin e regjisorit Nolan me krijimin e një kënge për kolonën zanore të tij.
Pas ecurisë në kinematë botërore The Odyssey pritet të jetë kandidat për çmimin Oscar.
Ndërkohë filmi në titrat e mbylljes përmban këngën më të re të artistit Travis Scott "When I'm Home", në këtë mënyrë kënga mund ta vendosë artistin në garë për çmimin e këngës më të mirë origjinale në Oscar.
Për mua, çmimi do të thotë diçka dhe arritja e kësaj do të ishte e pabesueshme", u shpreh këngëtari.

