Pamela Anderson zbulon se nuk është ftuar në rikthimin e “Baywatch”: Askush nuk më ka kontaktuar

Pamela Anderson zbulon se nuk është ftuar në rikthimin e

Pamela Anderson ka reaguar për rikthimin e serialit legjendar “Baywatch”, duke zbuluar se nuk ka marrë asnjë ftesë për t’u bërë pjesë e versionit të ri që pritet të publikohet në vitin 2027.

Aktorja 59-vjeçare, e cila u bë ikonë globale me rolin e rojes bregdetare CJ Parker, tha në një intervistë për Deadline se nuk ka pasur asnjë kontakt nga producentët e projektit të ri.

“Askush nuk më ka kontaktuar. Nuk di shumë për këtë”, u shpreh Anderson, duke shtuar se edhe nëse do të kishte një mundësi, nuk ka ndërmend të rikthehet në serialin që i solli famën ndërkombëtare.

Megjithatë, ajo bëri të ditur se producentët kishin zhvilluar bisedime me dy djemtë e saj, Brandon Thomas Lee dhe Dylan Jagger Lee, por marrëveshja nuk u finalizua.

Anderson ishte pjesë e “Baywatch” nga viti 1992 deri në vitin 1997, ku luajti në 77 episode dhe më vonë u rikthye në filmin “Baywatch: Hawaiian Wedding” në vitin 2003.

Seriali i ri, ku pritet të luajnë Brooks Nader, Shay Mitchell dhe Stephen Amell, do të nisë transmetimin në janar të vitit 2027 në Fox, ndërsa më pas do të jetë i disponueshëm edhe në Hulu.

Duke kujtuar periudhën e saj në “Baywatch”, Anderson tha se ishte një eksperiencë që e shijonte shumë dhe që i hapi rrugën drejt famës botërore. Megjithatë, ajo theksoi se tashmë dëshiron të fokusohet në role të reja dhe më sfiduese.

“Tani është koha ime për të luajtur personazhe të ndryshëm. Dua të bëj zgjedhje të guximshme, të befasoj njerëzit dhe të befasoj edhe veten”, tha aktorja.

EMISIONET