Një vit me Daskanin, Dafina emocionon me urimin

Një vit me Daskanin, Dafina emocionon me urimin

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, po feston sot një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj.

Djali i saj i parë, Daskani, ka mbushur plot një vit që kur erdhi në jetë.

Për të shënuar këtë moment të veçantë, Dafina ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një imazh mjaft emocionues nga çasti i lindjes, ku shihet foshnja e sapoardhur në jetë në sallën e operacionit.

Një vit me Daskanin, Dafina emocionon me urimin

Përmbi kësaj fotoje, Dafina ka zgjedhur fjalët më të ndiera të zemrës për të uruar të voglin e saj:

Urime ditëlindja drita e shpirtit tem! T’du ma shumë se veten! Gjithmonë”, duke përcjellë kështu dashurinë e pakufishme që ndjen si nënë.

Përveç festës së ditëlindjes së parë të Daskanit, familja e Dafinës dhe partnerit të saj, Kreshnikut, është në pritje të një tjetër gëzimi të madh. Kujtojmë se dyshja e njohur do të bëhen prindër për herë të dytë.

Këngëtarja është aktualisht në pritje të ëmbël dhe çifti po përgatitet të mirëpresë sërish një djalë. Ky vit i ri jetësor po sjell padyshim shumë lumturi dhe bekime për familjen e tyre të vogël që po rritet dita-ditës.

Një vit me Daskanin, Dafina emocionon me urimin

EMISIONET