Leonora Jakupi kujton të atin: Sa mall kam për ty, engjëlli im bab

Leonora Jakupi kujton të atin: Sa mall kam për ty, engjëlli im

Këngëtarja Leonora Jakupi ka ndarë me ndjekësit një dedikim prekës në përkujtim të babait të saj, në 28-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes disa postimeve në “Instagram”, artistja publikoi pamje nga varri i të atit, të zbukuruar me lule të bardha, si dhe fotografi të rralla nga jeta e tij. Krahas tyre, Leonora shprehu mallin dhe dhimbjen që vazhdon ta shoqërojë edhe pas kaq vitesh.

“Sot 28 vite pa ty Bab, ti mburrja dhe krenaria jonë!”, shkroi ajo në një nga postimet.

Në një tjetër fotografi, ku shfaqet një kujtim i vjetër me të atin, Leonora shtoi: “Sa mall kam për ty, engjëlli im bab”, duke emocionuar ndjekësit e saj.

Artistja ndau gjithashtu edhe një portret të Qazim Jakupit, të shoqëruar me fjalë prekëse:

“Ditët e vitet kalojnë e ti vazhdon të mbetesh i freskët në kujtimet e mia… Dora jote akoma përkëdhel flokun tim nga lart! Ti, heroi im, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”

Dedikimi i Leonora Jakupit është pritur me shumë mesazhe mbështetjeje dhe respekti nga ndjekësit.

Leonora Jakupi kujton të atin: Sa mall kam për ty, engjëlli im

EMISIONET