FOTO/ Mozzik dhe Lotina bëhen prindër së shpejti, zbulohet gjinia e foshnjës!

FOTO/ Mozzik dhe Lotina bëhen prindër së shpejti, zbulohet gjinia
Familja e reperit të njohur Mozzik pritet të zgjerohet së shpejti, pasi ai dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë bërë të ditur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, një djalë.

Lajmi u bë publik përmes disa fotove të ndara në rrjetet sociale, ku Lotina shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, duke pozuar krah partnerit të saj.

Postimi i tyre ka marrë menjëherë vëmendje të madhe nga ndjekësit dhe fansat, të cilët kanë shpërndarë urime dhe reagime pozitive.

FOTO/ Mozzik dhe Lotina bëhen prindër së shpejti, zbulohet gjinia

Në një mesazh të ndjerë, Lotina tregoi se e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë për rreth gjashtë muaj, pavarësisht angazhimeve të saj të përditshme në transmetime televizive.

Ajo e cilësoi këtë periudhë si një sfidë personale, duke e përshkruar si një “superfuqi” aftësinë për ta mbajtur lajmin larg syrit të publikut.

Edhe reperi Mozzik nuk i fshehu emocionet, duke ndarë një mesazh prekës në të cilin shpreh falënderim dhe lutje për ardhjen në jetë të djalit të tij. Ai theksoi se mezi pret ta takojë fëmijën.

FOTO/ Mozzik dhe Lotina bëhen prindër së shpejti, zbulohet gjinia

Ky do të jetë fëmija i parë për Lotina Hazirin, ndërsa për Mozzik është eksperienca e dytë si baba, pasi artisti ka edhe një vajzë nga një lidhje e mëparshme.

 

EMISIONET