PAMJET/ “Kampionati i Letërsisë Botërore” - Ekspozita me kryeveprat botërore te “Sotir Kolea”

PAMJET/ “Kampionati i Letërsisë Botërore” - Ekspozita

Në ditët e fundit të Kampionatit Botëror të Futbollit, kur vëmendja është përqendruar te skuadrat finaliste, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë fton publikun të përjetojë një sfidë ndryshe: “Po sikur Kampionati Botëror të zhvillohej në letërsi?”

Ekspozita sjell në qendër autorët më të mëdhenj të letërsisë botërore, veprat që kanë lënë gjurmë në historinë e kulturës dhe klasikët që vazhdojnë të frymëzojnë breza të tërë.

PAMJET/ “Kampionati i Letërsisë Botërore” - Ekspozita

Përmes kësaj nisme ndërthuren pasioni për futbollin me dashurinë për librin, duke krijuar një kampionat simbolik mes emrave më të shquar të letërsisë.

Disa prej titujve të ekspozuar i përkasin penave të Shekspirit, Hygoit, Servantesit, Borgesit, Bajronit e Dë Bovuar etj.

Ekspozita është e hapur në qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe mund të vizitohet deri më 20 korrik.

PAMJET/ “Kampionati i Letërsisë Botërore” - Ekspozita

Biblioteka fton të gjithë të apasionuarit pas leximit dhe sportit të bëhen pjesë e kësaj përvoje kulturore dhe të zbulojnë se cili autor apo vepër do të meritonte trofeun në letërsi.

EMISIONET