Një dekadë pa Bud Spencerin, por ikona e kinemasë mbetet e pavdekshme

Një dekadë pa Bud Spencerin, por ikona e kinemasë mbetet e

Ka fytyra që arrijnë të kapërcejnë kufijtë e ekranit dhe të shndërrohen në simbole të vërteta ndërbreznore të simpatisë, drejtësisë dhe sinqeritetit, shkruan esquire.com.

Dhjetë vjet pas ndarjes së tij nga jeta, miti i Bud Spencer (pseudonimi i Carlo Pedersoli-t) mbetet më i gjallë se kurrë në zemrat e miliona admiruesve në mbarë botën.

“Gjiganti i mirë” i kinemasë italiane, i cili u nda nga jeta më 27 qershor 2016, shënoi një epokë të artë të kinemasë së zhanrit.

Së bashku me partnerin e tij të pandashëm në skenë, Terence Hill, ai revolucionarizoi western-in italian (“spaghetti western”) me humorin e tij të veçantë, përleshjet legjendare dhe skenat e paharrueshme të ngrënies së fasuleve.

Të kujtosh sot Bud Spencer-in do të thotë të festosh një njeri të jashtëzakonshëm, i cili në jetën reale ishte notar olimpik, pilot, muzikant dhe sipërmarrës, shumë kohë përpara se të bëhej heroi i ashpër në pamje, por me zemër të artë, që shoqëroi fëmijërinë e brezave të tërë.

Spencer vdiq në moshën 86 vjeç më 27 qershor 2016 në Romë.

EMISIONET