Korça nën tingujt e muzikës, mbi 200 artistë nga Ballkani dhe Italia në Festivalin Ndërkombëtar të Bandave

Mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut sollën në Korçë traditat muzikore të vendeve të tyre.
Edicioni I dytë I festivalit ndërkombëtar të bandave synon të promovojë Korçën si një destinacion të rëndësishmë të turizmit kulturor.
Banda e Forcave të Armatosura interpretoi në qytetin ku u hodhën themelet e orkestrës së parë të shtetit shqiptar.
Orkestra e Kotorrit, një nga më të vjetrat në Ballkan e cila mori pjesë për herë të parë solli një repertor me marshime, muzikë klasike dhe kolona zanore filmash.
“Këtë vit ne festojmë 184 vjetorin. Kjo është hera jonë e parë në Shqipëri. Jemi të kënaqur.”
Ndersa artistet nga Italia vleresuan mikepritjen e qytetit.
” Përgëzime të gjithë qytetit sepse është vërtet një mikpritje fantastike. Jeni të mrekullueshëm! Faleminderit pafund për mikpritjen.”
Paradat e orkestrave dhe muzika e zgjedhur kanë sjellë një atmosferë tē veçantë në Korçë duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë.

