Berati i “një mbi një dritareve”, 18 vjet në UNESCO

Berati i “një mbi një dritareve”, 18 vjet në UNESCO

Më 8 korrik të vitit 2008 qyteti i Beratit iu bashkëngjit listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Për shkak të objekteve muzeore me vlera të mëdha kombëtare, do të shpallej qytet-muze që në vitin 1961. Kështjella, ura me 7 harqe e Goricës, katedralja “Fjetja e Shën Mërisë”, Muzeu “Onufri”, Epitafi i Gllavenicës, Kodiku i Purpurt i Beratit etj, përbëjnë pasurinë historike të qytetit 2400-vjeçar.

Pas hyrjes në UNESCO (Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara), ku vendi ynë aderon që prej vitit 1958, qyteti i “një mbi një dritareve” do të promovonte vlerat monumentale dhe do të përfaqësohej ndërkombëtarisht së bashku me qytetin e Gjirokastrës, si një sit i vetëm për shkak të ngjashmërisë arkitektonike dhe historike.

Berati u vlerësua për veçantinë e arkitekturës osmane, nga Komiteti i Trashëgimisë Kulturore, në konferencën e mbajtur në Kanada, duke e radhitur këtë qytet mes 600 të tjerëve nga e gjithë bota, me vlera universale.

EMISIONET