Ozuni: Nuk mund të dënohen bizneset për veprimet e të tjerëve, përgjegjësia duhet të jetë individuale

Eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni, i ftuar në emisionin Epiqendër me moderatoren Sonila Musai, foli për fenomenin e review-ve negative ndaj bizneseve dhe pasojat që mund të sjellin sulmet e organizuara online.

Ozuni u shpreh se nuk është dakord me logjikën që disa biznese të penalizohen vetëm sepse janë pjesë e një grupi më të gjerë apo për shkak të veprimeve të personave të tjerë.

Sipas tij, çdo biznes ka përgjegjësi dhe ndikim të drejtpërdrejtë te punonjësit, familjet e tyre dhe ekonomia lokale, ndaj nuk mund të dëmtohet një subjekt vetëm me argumentin se “ka edhe shumë të tjerë”.

EMISIONET