"SHKUNDET" JAPONIA/ Shpëtohen 6 persona nga tërmeti, 19 të tjerë ende nën rrënoja

Autoritetet japoneze kanë shpëtuar gjashtë persona pas tërmetit me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter që goditi jugun e Japonisë të martën pasdite, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të gjetur 19 persona që rezultojnë ende të zhdukur.
Sipas transmetuesit shtetëror NHK, katër persona u nxorën nga rrënojat e një qendre tregtare që u shemb pjesërisht si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike.
Ata nuk kanë pësuar lëndime që rrezikojnë jetën. Megjithatë, 10 persona të tjerë besohet se ndodhen ende nën rrënoja.
Ndërkohë, në një fabrikë letre, ku u shemb një oxhak, ekipet e emergjencës gjetën dhe shpëtuan dy persona që kishin pësuar arrest kardiak.
Sipas autoriteteve, nëntë persona të tjerë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit janë angazhuar në operacione intensive në të dyja zonat e prekura, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti.


