VIDEO/ Shkon në 14 numri i viktimave nga zjarri shkatërrues në Spanjë

VIDEO/ Shkon në 14 numri i viktimave nga zjarri shkatërrues në

Numri i viktimave nga zjarri masiv që përfshiu rajonin e Andaluzisë, në jug të Spanjës, më 9 korrik, është rritur në 14, pasi një grua e shtruar në spital me djegie të rënda ndërroi jetë nga plagët e marra.

Gruaja, e cila po trajtohej në një spital në Sevilje, kishte djegie në rreth 70 për qind të trupit dhe ndodhej në kujdes intensiv. Autoritetet nuk kanë bërë publike identitetin apo kombësinë e saj, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se gjendja e saj ishte kritike që prej ditës së zjarrit.

Sipas autoriteteve, zjarri shpërtheu nga një kabllo elektrike përgjatë një autostrade në zonën e Los Gallardos, në provincën e Almerías. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke avancuar deri në 100 metra në minutë dhe duke bllokuar disa persona brenda automjeteve të tyre.

Ky konsiderohet zjarri më vdekjeprurës në Spanjë në dy dekadat e fundit. Pothuajse të gjitha viktimat ishin shtetas të huaj, kryesisht nga Britania e Madhe dhe Belgjika.

Ndërkohë, Spanja vazhdon të përballet me zjarre të tjera të mëdha që kanë shkrumbuar qindra mijëra hektarë tokë, megjithëse pa viktima të tjera. Autoritetet janë në gatishmëri të lartë, pasi Agjencia Meteorologjike Spanjolle (Aemet) ka paralajmëruar një valë të re të nxehti që pritet të nisë të mërkurën dhe të zgjasë deri të dielën, duke rritur rrezikun “ekstrem” për shpërthimin e zjarreve.

EMISIONET