Polonia kërkon bazë të përhershme amerikane, Nawrocki: Forcim i krahut lindor të NATO-s

Polonia kërkon bazë të përhershme amerikane, Nawrocki:

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka deklaruar se vendi i tij dëshiron krijimin e një baze të përhershme ushtarake amerikane në territorin polak, duke theksuar rëndësinë e forcimit të krahut lindor të NATO-s.

Duke folur në samitin e NATO-s në Ankara, Nawrocki tha se aktualisht rreth 10 mijë trupa amerikane janë të dislokuara në Poloni dhe shprehu bindjen se prania e tyre do të vazhdojë.

“Jam i sigurt se ushtarët amerikanë do të qëndrojnë në Poloni dhe, së bashku me trupat polake, do të ndihmojnë në mbrojtjen e Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe kufijve të NATO-s”, u shpreh presidenti polak.

Deklarata e Nawrockit vjen në një kohë kur aleanca po diskuton forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjen e pranisë ushtarake në krahun lindor, për shkak të tensioneve të vazhdueshme me Rusinë.

EMISIONET