Mianmari i vë flakën mbi 50 tonë dr*ge me vlerë 600 milionë dollarë

Mianmari i vë flakën mbi 50 tonë dr*ge me vlerë 600

Autoritetet në Myanmar kanë shkatërruar më shumë se 50 ton lëndë narkotike të sekuestruara, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 600 milionë dollarësh, në një operacion që krijoi re të dendura tymi mbi periferinë e qytetit më të madh të vendit.

Sasia e asgjësuar përfshinte heroinë, opium, ketaminë, metamfetaminë, metamfetaminë kristalore dhe marihuanë, të cilat u dogjën në kuadër të përpjekjeve të autoriteteve për të luftuar trafikun e drogës.

Sipas ekspertëve, situata politike e paqëndrueshme në Myanmar pas grushtit ushtarak të vitit 2021 dhe luftës civile që pasoi ka favorizuar rritjen e prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Konflikti mes qeverisë ushtarake, forcave pro-demokracisë dhe grupeve të armatosura etnike ka krijuar kushte që organizatat kriminale të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

Në fillim të këtij viti, qeveria ushtarake njoftoi se kishte realizuar sekuestrimin më të madh të drogës në historinë e vendit, pas bastisjeve në 12 laboratorë prodhimi në shtetin verior Shan.

Myanmar vazhdon të konsiderohet një nga prodhuesit kryesorë në botë të heroinës dhe metamfetaminës, me pjesën më të madhe të këtyre lëndëve që trafikohen drejt tregjeve të Azisë Lindore dhe Azisë Juglindore.

EMISIONET