Belgjika thyen rekordin e nxehtësisë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Belgjika ka regjistruar ditën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve të temperaturave, ndërsa parashikimet tregojnë se vapa do të intensifikohet edhe më tej.
Shërbimi meteorologjik në Bruksel regjistroi sot pasdite temperatura deri në 34,6°C, duke thyer rekordin 50-vjeçar, të vendosur në vitin 1976.
Megjithatë, sipas medieve belge, ky rekord mund të jetë i përkohshëm, pasi temperaturat pritet të rriten ndjeshëm në ditët në vijim.
Sipas parashikimeve, në disa zona temperaturat mund të arrijnë deri në 40°C.
Instituti Meteorologjik i Belgjikës ka shpallur alarmin e kuq për motin ekstrem, në dy provinca lindore për të premten – niveli më i lartë i paralajmërimit në vend.
Vala e të nxehtit në Belgjikë, vjen në kuadër të një periudhe të hershme vere, që po sjell temperatura në ose mbi 40°C në disa pjesë të Evropës Perëndimore, duke shkaktuar paralajmërime të nivelit të lartë në vende si Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Gjermania.

