Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë

Emri i Andy Burnham po fiton gjithnjë e më shumë terren në skenën politike britanike si një nga figurat më të mundshme për të marrë drejtimin e Partisë Laburiste pas largimit të Keir Starmer. Analistët politikë e konsiderojnë atë një kandidat të fortë për të udhëhequr partinë dhe potencialisht për të synuar postin e kryeministrit.

Pozitat e Burnham janë forcuar pas rezultateve pozitive të laburistëve në zgjedhjet e pjesshme në Makerfield, të cilat kanë rikthyer diskutimet për një rol të tij në politikën kombëtare. Ai ka qenë më herët dy herë kandidat për kreun e Partisë Laburiste, por nuk arriti të fitonte garën përballë Ed Miliband dhe Jeremy Corbyn.

Gjatë viteve të fundit, Burnham ka ndërtuar një profil të spikatur si kryebashkiak i Greater Manchester, një post që e mban prej vitit 2017. Ai është vlerësuar për qëndrimet e tij gjatë pandemisë së Covid-19, kur u përplas me qeverinë qendrore për çështjen e financimeve për rajonet veriore të Anglisë.

Një tjetër aspekt që e ka bërë të njohur në opinionin publik është angazhimi i tij afatgjatë për familjet e viktimave të tragjedisë së Hillsborough, ku ai ka qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të kërkesave për drejtësi.

Edhe pse ende nuk ka shpallur ndonjë kandidaturë zyrtare, Burnham përmendet gjerësisht në qarqet politike si një nga emrat më të fortë që mund të pasojë Starmerin në krye të laburistëve. Mbetet për t’u parë nëse popullariteti i tij rajonal do të përkthehet në mbështetje të mjaftueshme për të marrë drejtimin e partisë në nivel kombëtar.

EMISIONET