Irani go*et Arabinë Saudite pas gati tre muajsh/ Alarmohen bazat ku strehohen forcat amerikane

Irani go*et Arabinë Saudite pas gati tre muajsh/ Alarmohen bazat ku

Irani ka sulmuar Arabinë Saudite për herë të parë pas gati tre muajsh, duke shkaktuar aktivizimin e sistemeve të alarmit në disa zona strategjike të vendit.

Sipas burimeve të cituara nga agjencia Reuters, sulmet gjatë natës prekën zonat pranë Al Kharj, në lindje të kryeqytetit Riad, si dhe Yanbu, në bregun e Detit të Kuq.

Një nga objektivat e mundshëm ishte Baza Ajrore e Princ Sultan, ku janë të vendosura edhe forca amerikane.

Mediat shtetërore saudite konfirmuan aktivizimin e alarmeve të hershme, por nuk dhanë detaje për shkakun e tyre apo për dëmet e mundshme.

Deri tani, Garda Revolucionare Islamike e Iranit nuk ka marrë përgjegjësinë dhe nuk ka komentuar për ndonjë sulm ndaj Arabisë Saudite.

Zhvillimi vjen në një periudhë tensionesh të larta në rajon, ku çdo përplasje mes Teheranit dhe aleatëve të SHBA-së shihet si një rrezik për përshkallëzim të mëtejshëm.

EMISIONET