Debat i rrallë në Rusi/ Zëra të rinj kërkojnë që Moska të mësojë nga Ukraina dhe të rinovohet

Debat i rrallë në Rusi/ Zëra të rinj kërkojnë

Në Rusi po shfaqen gjithnjë e më shumë analiza dhe kritika që vënë në pikëpyetje narrativën zyrtare për luftën në Ukrainë, ndërsa disa zëra publikë sugjerojnë se Moska duhet të marrë shembull nga ndryshimet dhe inovacionet ukrainase.

Shkarkimi i ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, ka nxitur diskutime edhe në disa media ruse, ku për herë të parë janë shfaqur vlerësime për aftësitë dhe reformat e ndërmarra nga pala ukrainase.

Gazeta ruse “Moskovsky Komsomolets” ka pranuar se Ukraina ka arritur disa suksese, duke theksuar se mosha e re dhe qasja moderne e Fedorov janë faktorë që mund të shërbejnë si shembull edhe për Rusinë.

Edhe disa komentatorë pro-rusë të luftës kanë shprehur shqetësime për mënyrën se si po menaxhohet konflikti dhe për aftësinë e institucioneve ruse për t’u përshtatur me realitetin e ri ushtarak.

Sipas analizave të publikuara, në opinionin rus po dallohen dy qasje: njëra që vazhdon të mbështesë linjën zyrtare të Kremlinit dhe një tjetër që kërkon një vlerësim më realist të situatës, përfshirë nevojën për reforma dhe modernizim.

Debati vjen në një periudhë kur lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë të zgjatur, ndërsa brenda Rusisë po rriten diskutimet për efikasitetin e strukturave shtetërore dhe ushtarake.

EMISIONET