Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-të fejuarën në Roskovec/ Pas disa orësh i ngujuar, Refit Buzi i jep fund...
Ka përfunduar në mënyrë akoma më tragjike ngjarja e rëndë e regjistruar në Roskovec.
Autori i krimit, 35-vjeçari Nertil Buzi, i cili ekzekutoi me armë zjarri ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të fejuarën, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij, pas disa orësh negociata intensive me forcat e policisë.
35-vjeçari, shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij, ku qëlloi me armë zjarri ndaj familjarëve të saj.
Si pasojë mbeti i vrarë ish-vjehrri i tij, 55-vjeçari Arben Plaka, ndërsa ish-vjehrra mbeti e plagosur. Pas ngjarjes, autori mori me forcë ish-të fejuarën dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
24-vjeçarja, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-i fejuari i saj.

