VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (26 - 27 Qershor 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Pjesa më e madhe e Evropës do të mbetet nën ndikimin e kupolës së të nxehtit, me mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ndërsa vetëm Evropa Lindore dhe pjesërisht Baltiku do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe erëra të forta.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë shumë i nxehtë dhe kryesisht i kthjellët gjatë paradites. Pasdite priten vranësira në zonat lindore, të shoqëruara me rrebeshe. Temperaturat do të luhaten nga 16°C deri në 40°C. Era do të fryjë deri në 35 km/h, ndërsa dallgëzim 1 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e Evropës do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa Evropa Lindore dhe Britania e Madhe do të kenë vranësira dhe reshje shiu.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura që do të kalojnë 40°C në disa zona. Pasdite priten vranësira kalimtare, kryesisht në zonat malore, por pa reshje shiu. Temperaturat do të variojnë nga 17°C deri në 41°C. Era do të fryjë deri në 25 km/h, ndërsa do të ketë dallgëzim të ulët.


