SKANDALI I PËRSËRITUR/ "SORI-Al" i helmoi studentët e policisë me pilaf, makarona, fasule, sallam, qumësht dhe bukë

Është zbuluar menuja e darkës që konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë, pas së cilës dhjetëra prej tyre shfaqën simptoma të dyshuara helmimi ushqimor.

Sipas raportimeve, rreth 30 studentë kanë marrë ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur shqetësime shëndetësore pas konsumimit të vaktit të mbrëmjes.

Menuja e servirur përfshinte pilaf, makarona, fasule, sallam, salsiçe, kos, qumësht dhe bukë.

Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar nëse ndonjë prej produkteve të përdorura në këtë vakt ka shkaktuar problemet shëndetësore të raportuara nga studentët.

Shërbimi i kateringut në Akademinë e Sigurisë ofrohej nga Sori-Al, kompani në pronësi të Nikolin Jakës, kryetar i Dhomës së Tregtisë.

Kjo është e njëjta kompani që u përmend edhe në rastin e muajit maj, kur studentë të Akademisë së Sigurisë raportuan simptoma helmimi pas konsumimit të ushqimit të servirur. Hetimet për të dy rastet vijojnë, ndërsa priten rezultatet e analizave për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes./JOQ

EMISIONET