Shpërthim me trit*l në Krujë, detajet e para

Një shpërthim tritoli ka ndodhur këtë të mërkurë në Krujë. Bëhet me dije se lënda plasëse ishte vendosur tek një automjet dhe si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Policia ka sekuestruar edhe disa kamera sigurie, ku duket autori i cili pasi ka vendosur lëndën plasëse është larguar me këmbë. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, autori kishte veshur rroba të errëta që të mos identifikohet.
Po ashtu mësohet se sasi e tritolit ka qënë e vogël, ndërkohë që policia dyshon se lënda plasëse është vendosur si paralajmërim për pronarin e mjetit, për shkak të konflikteve të mundshme mbi pronësinë.

