Ç'po ndodh në Shqipëri? 4 krime të rënda brenda 24 orëve/ Pas vrasjes në Shkodër, sot 40-vjeçari plagos bashkëshorten në Durrës
Shqipëria është tronditur nga një tjetër krim i rëndë brenda familjes. Vetëm pak orë pas ngjarjes makabre në Shkodër, ku bashkëshorti ekzekutoi me armë gjahu (çifte) gruan e tij, një tjetër episod i përgjakshëm është shënuar në qytetin e Durrësit.
Një 32-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi është sulmuar me thikë nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
Njoftimi:
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe.
32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

