Dosja 5D/ GJKKO lehtëson masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga "arresti në shtëpi" kalon në "detyrim paraqitje"

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë, Taulant Tushe nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.
Tushe është i përfshirë në aferën “5D”, së bashku me dy ish-drejtorët e tjerë Redi Molla dhe Mariglen Qato.
Sipas SPAK Taulant Tusha në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të KVO, si dhe anëtarët e tjerë Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku, kanë favorizuar shoqërinë 5D në 3 tendera të Bashkisë Tiranë, duke i krijuar shoqërisë ‘5D Konstruksion’ sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik”, argumenton prokuroria.

