Momenti epik/ Mendoi se kombëtarja e tij u eliminua, sulmuesi i Suedisë ulet në fushë dhe mban kokën me duar nga trishtimi

Momenti epik/ Mendoi se kombëtarja e tij u eliminua, sulmuesi i

Anthony Elanga u bë protagonist i një prej momenteve më të çuditshme të Kupës së Botës 2026, pasi mendoi gabimisht se Suedia ishte eliminuar, edhe pse barazimi 1-1 ndaj Japonisë i siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Sulmuesi i Newcastle shënoi një gol spektakolar nga distanca për t’i dhënë Suedisë barazimin, por pas vërshëllimës së fundit ai u pa i dëshpëruar në fushë. Elanga hidhte duart në ajër, tundte kokën dhe mbante fytyrën me duar, duke besuar se katër pikët nuk mjaftonin për të kaluar grupin.

Trajneri i Suedisë, Graham Potter, reagoi me humor ndaj konfuzionit të futbollistit.

“Kjo shpjegon shumë gjëra. Nuk mund të ishte më e qartë. Mesa duket ai kishte mendjen diku tjetër. E dua shumë, por o Zot…”, tha Potter me shaka.

Në fakt, Suedia siguroi kualifikimin si një nga kombëtaret e treta më të mira, duke e mbyllur fazën e grupeve me katër pikë dhe me golavarazh zero.

Goli ndaj Japonisë ishte i dyti i Elangës në këtë Botëror, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të Suedisë deri tani në turne, përpara emrave si Alexander Isak dhe Viktor Gyökeres.

Pavarësisht humbjes së thellë 5-1 ndaj Holandës, suedezët siguruan kalimin në raundin tjetër falë fitores bindëse 5-1 ndaj Tunizisë dhe barazimit me Japoninë, ndërsa Elanga e kuptoi vetëm më vonë se festa e kualifikimit ishte e gjitha për skuadrën e tij.

EMISIONET