DETAJE+EMRAT nga ngjarja në Elbasan/ Reagon policia: Autori q*lloi me a*më tre persona, më pas hodhi në tokë p*stoletën dhe…

Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë, ku sipas informacioneve paraprake janë dëgjuar rreth 6 të shtëna me armë zjarri gjatë konfliktit.

Pas përplasjes, tre adoleshentë janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njëri prej tyre ka marrë plagë nga mbrapa çka sipas policisë tresgon se është qëlluar në ikje, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta, njëri i gërvishtur në këmbë dhe tjetri në krah.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në lagjen "Vullnetari", Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: Armand Tomorrica, 32 vjeç, Renaldo Mance, 31 vjeç, dhe Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej nj oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit.

EMISIONET