AKSIDENT NË NOVOSELË/ Përplaset "Volkswagen"-i me një motor, mbetet një person i lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2026, 11:50

Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në Novoselë, ku janë përfshirë një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet e para procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

