Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, pesë të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Sinaballaj të Rrogozhinës.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, pesë persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, dy mjetet janë përplasur me njëri-tjetrin në rrethana që ende nuk janë sqaruar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse.
Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet dhe transportimin e tyre drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar me detaje mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.


