Zvicra kalon me penallti Kolumbinë dhe gjen Argjentinën. Kompletohen të katërta sfidat çerekfinale të Botërorit. Ja DATAT dhe ORARET

Zvicra është çerekfinalistja e fundit pas fitores me penallti përballë Kolumbisë.
Me kualifikimin e Argjentinës dhe Zvicra në ndeshjet e fundit janë kompletuar edhe katër sfidat çerekfinale të Botërorit 2026.
E para që do të luhet është supersfida Francë-Marok më 9 korrik në orën 22:00.
Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e Spanjë-Belgjikë, e cila do të luhet një ditë më pas në orën 21:00.
Në krahun tjetër, Norvegjia dhe Anglia masin forcat në Miami, në orën 23:00, ndërsa disa orë më vonë, në 03:00 të mëngjesit të së dielës, Argjentina ndeshet me Zvicrën.
Ndërkohë takimet gjysmëfinale do të luhen më 14 dhe 15 korrik, ndërsa më 18 korrik do të luhet sfida për vendin e 3-të dhe të 4-të, për t’i lënë vend një ditë më pas finales së madhe të Nju Jorkut, më 19 korrik, ora 21:00.
ÇEREKFINALET:
9 Korrik/ Francë-Marok 22:00
10 Korrik/ Spanjë-Belgjikë 21:00
11 Korrik/ Norvegji-Angli 23:00
12 Korrik/ Argjentinë-Zvicër 03:00
REZULTATI
Zvicër-Kolumbi 0-0 (4-3 P)
NGJARJET KRYESORE
Penalltitë:
5- Vargas shënon.
5- Diaz shënon.
4- Itten shënon.
4- Hernandez gabon.
3- Akanji gabon.
3- Campaz shënon.
2- Amdouni shënon.
2- Sanchez gabon.
1- Xhaka shënon.
1- Quinetero shënon.
120+1′ Mbyllet edhe pjesa e dytë shtesë, fituesi do të vendoset nga penalltitë.
114′ Xhaka godet me të majtën nga distanca, me topin që shkon jashtë.
112′ Quintero provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.
106′ Nis pjesa e dytë shtesë.
105′ Mbyllet pjesa e parë shtesë.
99′ Lucumi godet me kokë pas një krosimi nga këndorja, por topi përplaset në traversë.
91′ Nis pjesa e parë e shtesës.
90+5′ Nuk ka gola në kohën e rregullt. Fituesi do të vendoset në shtesë.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
60′ Diaz provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet pa probleme nga Kobel.
46′ Nis pjesa e dytë e takimit.
45+3′ Mbyllet pa gola fraksioni i parë i lojës.
45′ Sfida vijon të jetë e barabartë, dy ekipet sulmojnë me pak forca dhe ruhen mbrapa.
32’ Ndoye tenton portën e Kolumbisë me një diagonale, por gjen sërish portierin Vargas.
30’ Rast i artë për Zvicrën, me Rider, që del përballë portierit, por merr si përgjigje një pritje spektakolare.
21’ Vjen shkëndija e parë e ndeshjes. Puerta tenton me një goditje të bukur nga këndi i zonës, por fluturimi i Kobel i mohon golin.
18′ Ndeshje e ekuilibruar, skuadrat tregohen tejet të kujdesshme.
1’ Nis ndeshja në Vancouver, kërkohen çerekfinalet.
Zvicra: Kobel; Zakaria, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Freuler, Xhaka, Jashari; Rieder, Embolo, Ndoye; Trajner: M. Yakin;
Kolumbia: Vargas; Mojica, Lucumi, Sanchez, Munoz; Puerta, Lerma, Arias; Diaz, Suarez, Rodriguez; Trajner: N. Lorenzo;
Top Channel


